Rita, dorë për dore me Cara Delevigne

Këngëtarja Rita Ora, pas kthimit nga Tajlanda, ka vazhduar argëtimin në klubet e natës në Londër.
Ajo është shfaqur shumë e afërt me modelen Cara Delevigne, duke nxitur sërish spekulime për seksualitetin e saj.
Këngëtarja, përveç veshjes së pazakontë, mbrëmë tërhoqi vëmendje edhe për mbajtjen e duarve me Delevigne, teksa ato po largoheshin nga një klub nate në qëndër të Londrës.
Së fundmi, këngëtarja nxiti thashetheme pas disa fotografive kundërthënëse me modelen britanike, Delevigne, të gatshme për puthje lesbike.
Në një foto tjetër të publikuar pak ditë më parë, shihet modelja e veshur me një bluzë në të cilën shkruan “Rita's wifey”. /Indeksonline/