E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rita kalon natën me James Arthur?

Ishte përfolur se Rita Ora ndjen një simpati të veçantë për fituesin e edicionit të sivjetmë të ‘X Factor’ në Angli, James Arthur.

Madje, thuhet se të dy i kanë shkruar mesazhe flirtuese njëri tjetrit qysh prej ku Rita ka qenë mysafire në panelin e këtij spektali vitin e kaluar.

Ndërkaq, të shtunën, Rita ka qenë në një ndejë të organizuar nga ‘X Factor’ ku është parë nën shoqërinë e James.

Ata janë parë shumë të afërt me njëri tjetrin. Pas ndejës, të dy janë larguar ndaras nga klubi por, mediet e huaja shkruajnë se të nesërmen në mëngjes, James është fotografuar duke lënë hotelin ku ndodhej Rita i veshur me rrobe të njëjta siç kishte qenë në ndejën e një natë më parë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›