Marc Anthony nuk po mund ta harroj Jennifer Lopez-in

Jennifer Lopez pavarësisht se e divorcuar vazhdon të mbajë kontakt me Marc Anthony.
Këngëtarja dhe aktorja u nda me Marc në korrik të vitin 2011 derisa zyrtarisht u divorcuan në prill të 2012. Pavarësisht faktit se Jennifer është tashmë e lidhur me balerinin Casper Smart, kanë dalë spekulime se ajo dhe Marc janë afruar përsëri.
Më parë patën dalë spekulime se Jennifer është duke skeptike nëse do të jetë vendim i mirë për të, të krijojë një jetë me Casper dhe Marc është duke e këshilluar vazhdimisht përmes telefonit.
“Marc është i njoftuar se si shkojnë gjërat mes Jen dhe Casper dhe nuk është i brengosur rreth saj. Por ai dëshiron shumë që të bashkohet me të. Gjithë kohës e komplimenton, i dërgon foto nga kujtimet e tyre. I shkruan tekste të këngëve”, ka bërë të ditur një i afërt me këngëtarin.
Kjo ka bërë që Jennifer ta bind të dashurin për sa i përketë fejesës, duke i thënë se nuk dëshiron të ngutet./Indeksonline/