Rita ''puthi" ish të dashurin e Kim Kardashian?

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, raportohet se eshte ne lidhje dashurie me aktorin dhe muzikantin, Evan Ross.
Sipas disa burimeve, Rita dhe Evan janë parë duke u argëtuar në një ndejë të dielën në Manhattan, para se 22-vjeçarja t’i afrohej dhe ta puthte para të pranishmëve.
Evan, 24 vjeçar është i njohur për paraqitjet e tij në serialin “90210” dhe në filmin “96 Minutes”, por per çfare njihet tjeter ai? 1. Është djali më i vogël i këngëtares legjendare Diana Ross. Ai ka një vella dhe tre gjysmë-motra nga nëna, si dhe tre gjysmë -vëllezër e dy gjysmë-motra nga babai. I ati i tij, Arne Naess, Jr., që ishte biznesmen dhe bjeshkatar, ka ndërruar jetë në vitin 2004, në një aksident bjeshkatarie në Afrikën Jugore. 2.Evan ishte përfolur në vitin 2009, për gjoja martesë të fshehtë me të dashurën e tij prej disa vitesh, Cora Skinner, gjë që ishte mohuar nga vetë ai. 3. Në vitin 2007 ishte raportuar se Evan është në lidhje dashurie me Kim Kardashian, në kohën kur zhvillohej skandali i videove intime të Kimit. Ata ishin shfaqur në shoqërine e njëri-tjetrit, më shumë se një herë. Gjatë kohës sa Rita kishte qenë në lidhje me Rob, ajo ishte takuar me Evan, në një feste të organizuar nga "Roc Nation"./Indeksonline/