E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ritën e bëri Sali Berisha të ndihet krenare

Rita Ora u shpreh shumë e emocionuar menjëherë sapo preku tokën e Shqipërisë ditën e 28 nëntorit. Ajo shkroi në Twitter se shkaku i emocioneve të mëdha nuk po mund të mbushet frymë. Pas performancës ajo tha gjithashtu se kjo ishte një ëndërr që u bë realitet për të.

Por duket se ka diçka që i ka bërë edhe më shumë përshtypje dhe ajo është mikëpritja dhe afërsia e kryeministrit shqiptar, Sali Berisha.

Rita në Twitter ka publikuar një foto bashkë me Berishën duke thënë se është shumë krenare që pati mundësinë ta takojë.

Ajo shkroi:
“Të jesh e njohur në vendin tënd është padyshim një nga momentet që të bëjnë më së shumti krenare. Faleminderit kryeministër”.

Edhe Sali Berisha u shpreh i lumtur që pati mundësinë ta takojë Ritën, por njejtë nuk po shprehen disa nga këngëtarët shqiptarë, për shkak se kur ajo u ngjitë në skenë Argjentina Ramosaj u detyrua ta ndërprejë këngën.
Sidoqoftë, ka një dallim, Rita këtu ka kënduar pa pagesë, ndryshe nga këngëtarët e tjerë shqiptarë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›