Kim Kardashian nuk pranon ta kthej unazën e ish bashkëshortit

Kim Kardashian raportohet se po refuzon t’ia kthej unazën e fejesës me diamante ish bashkëshortit të saj, Kris Humphries.
Ylli i basketbollit ka hedhur poshtë thashethemet se ajo ia ka kthyer unazën, e cila i ka kushtuar më shumë se 450.000 funta. Ish gruaja a tij e 72 ditëve insiston se ajo unazë me plot të drejt i takon asaj dhe se ajo unazë është e vetmja që vlenë për të në këtë martesë.
“Kris është i vendosur ta marrë unazën. Janë fjalosur shumë me Kim në lidhje me këtë qështje. Duke qenë se për Kris kjo martesë ishte krejt lojë dhe se Kim u martua me të vetëm për publicitet prandaj ajo nuk ka të drejt të mbajë një dhuratë aq të shtrenjtë. Kris as nuk e kupton pse Kim do të dëshiroj ta mbajë unazën e tij. E ka të qartë se kjo unazë nuk ka vlerë sentimentale pasi që ajo publikisht ka treguar se kjo martesë ishte gabim i madhë dhe sigurisht ajo nuk ka nevojë për para”, tha një familjar i Kris. /Indeksonline/