E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eva Longoria, seksi për GQ

Eva Longoria ka pozuar me të brendshme për një shërbim fotografik tepër seksi, që do ta publikojë në numrin e dhjetorit të revistës "GQ".

Përveçse hireve të saj joshëse, aktorja 37-vjeçare ka dashur të ndajë me lexuesit e revistës edhe disa detaje mbi jetën e saj dhe mënyrën sesi e përballon: "Nuk ndaloj për asnjë minutë. E ndiej sikur dita ime ka 48 orë dhe më pëlqen të bëj një jetë sa më të zënë me impenjime.

Jam njëra prej 4 vajzave, që solli në jetë nëna ime, e cila punonte si mësuese, por gjithsesi çdo ditë arrinte të na bënte gati mëngjesin e të gatuante edhe darkën për neve dhe babain. Prandaj, me në mendje mamanë time, i them vetes: 'Nuk po bëj aq sa duhet'".

Përsa i takon faktit që konsiderohet si një nga femrat më seksi në botë, ajo shprehet: "Ndihem gjithmonë e krenuar kur dëgjoj një gjë të tillë (qesh). Shpresoj që njerëzit të më shohin si të bukur në çdo gjë që bëj edhe në raport me punën që bëj në këndvështrimin bamirës, apo aktivitete sociale.

Për mua, ato janë gjëra që përcaktojnë të bukurën. Bukuria më e rëndësishme qëndron më mirë në personalitet, jo në lëkurë". /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›