E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet në Shkodër, Mediu dhe Ruli vizitë në Mal të Zi

Budva- Mbërritja e stinës së pranverës ka shtuar rrezikun e përmbytjeve në ultësirën e Shkodrës dhe për këtë arsye ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Fatmir Mediu së bashku me Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Ministrant shqiptarë janë takuar me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Mal të zi, Tarzan Miloseviç, ku kanë biseduar për parandalimin e përmbytjeve përreth liqenit të Shkodrës duke përmirësuar infrastrukturën ujore.

Gjatë fjalës së tij, ministri Mediu u shpreh se do të forcohet bashkëpunimi për ti dhënë fund një herë e përgjithmonë përmbytjeve në ultësirën e Shkodrës.

Ne do të ecim me të njëjtin ritëm dhe të njëjtin gjykim dhe për të ecur në mënyrë sa më profesionale dhe për të bërë investime që i rezistojnë kohës dhe japin zgjidhje problemit. Ne do të gjykojmë të gjitha marrdhëniet që kemi në fushën e ujrave me njëri tjetrin, për të parë zgjidhjet- deklaroi Mediu.

Ndërsa ministri Ruli tha se Ministria e Buqësisë ka mbështetur dhe do vazhdojë të mbështesë financiarisht të gjitha ndërhyrjet në diga apo në shtratet e lumenjve.

Ministrant kanë marrë pjesë edhe në një prej panaireve më të mëdha të zhvilluara në Budva, ku prezantohen produkte të industrisë ushqimore dhe agropërpunimit.

No related posts.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›