E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ritmet cigane ndezen te shtunen "Kenget e Shekullit" Izaura Ndoj



Muzika cigane ka triumfuar ne teatrin e Tv Klan, me kenget e saj me te zgjedhura dhe me te bukura ne vite. Ciganet mberriten ne Evrope afersisht qe ne vitin 1400, duke u bere qe atehere pjese e kultures te te gjitha shteteve dhe kombeve. Gjate nates cigane u kenduan kenge te ciganeve te Rusise, te Hungarise, Rumanise dhe Greqise.

Himni i ciganeve te Hungarise u kendua mjeshterit dhe nga kengetarja Manjola Nallbani, e cila me kete kthim te saj te "Kenget e Shekullit", tregoi nje emocion te vecante gjate interpretimit.

Nata magjike e fondit te artit cigan

Kenget me te bukura te ketij repertori jane kenduar nga emrat e njohur te muzikes shqiptare. Keshtu qe, emrat me te spikatur te muzikes shqiptare, por edhe te ftuar speciale, i dhane jete nates cigane. Nata cigane i prezantoi shqiptaret me historine, kulturen dhe shpirtin e madh cigan, me muziken brilante dhe kenge qe te ngjallin kujtime dhe emocione per te. Surpriza te bukura te kesaj nate ishin Astrit Qerimi, nje nga kengetaret me te njohur te komunitetit rom ne Shqiperi dhe grupi Fanfara. Banda e ushtarakeve shqiptare sollen motivet e mrekullueshme cigane me instrumentet frymore.

E ftuar speciale kengetarja Esma, nga Maqedonia

Kengetarja e famshme Esma ndezi skenen dhe yjesine qe e pershkonte kete nate. Keshtu qe, nje mbyllje e mrekullueshme ishte zgjedhur per mbremjen cigane me te ftuaren speciale qe vinte nga Maqedonia. Kengetarja e famshme Esma interpretoi kenget me te bukura te saj se bashku me publikun.

Magjia qe na fal cdo te shtune Teatri Klan

Skena e teatrit madheshtor, punuar me mjeshteri nga Gaetano Castelli, u plotesua me nje ushtri orkestruesish, por nje nga elementet e vecante, qe i dha kolorit, entuziazem dhe energji, ishte trupa e baletit, drejtuar nga Albi Nako. Shou drejtohej nga moderatori i njohur televiziv, Pandi Laco, i cili duke qene, njekohesisht, edhe skenarist dhe nje prej organizatoreve te programit, mbante mbi vete emocione te shumefishta gjate nates se magjishme cigane. Thesari i muzikes boterore do te jete nje kenaqesi per t' u shijuar cdo te shtune mbrema. "Kenget e Shekullit" vijojne te shtunen me naten franceze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›