Drejtesia eshte dorezuar perpara parave Qamil Xhani
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka akuzuar sistemin e drejtesise per vendimet qe ka dhene ne favor te ndertimeve ne zonat turistike te vendit. Ne turin promovues te librit te tij "Kurban", ne qytetin e Sarandes, Rama i eshte referuar shkaterrimit te peizazhit te qytetit turistik nga ndertimet pa leje. Ai u shpreh se ky shkaterrim eshte bere edhe nga mbyllja e syve te pushtetit. "Ajo qe bashkon Saranden me Shqiperine, eshte fakti qe ne asnjeren prej tyre nuk ka shtet. Drejtesia eshte dorezuar perpara etheve per para. Veprimtaria pa leje eshte pjese e nje vizioni obskurantist, vizion qe ndajne ata qe udheheqin vendin", tha ai. Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i cilesoi ndertimet e bera ne bregdet si vepra te bandave kriminale, qe, sipas tij, po shkaterrojne gjithe peizazhin e vendit. "Eshte nje bande e mirefillte kriminale. Nje organizate mafioze me qellim fitimin. Arroganca e injorances, e ngritur ne sistem, qe njeh nje nga kulmet e saj ketu ne Sarande, ku Toma dhe Sashenka i Sarandes operojne ne kurriz te qytetit me te njejtin brutalitet dhe vulgaritet, si ai qe kemi pare dhe kemi njohur permes ekranit te televizorit, sponsorizuar nga ata qe jane ne pushet dhe per te mbajtur pushtetin qe kane kapur drejtesine per fyti", tha dje Rama. Kreu i selise roze theksoi se vendimet e padrejta te drejtesine vijne edhe si pasoje e lidhjes qe kane me pushtetin. "I kane kerkuar gjykatesve favore te pakerkueshme, te cilat i kane marre dhe ne kembim u kane lene lirine qe te masakrojne cdo te pafajshem qe nuk ka leke te paguaje dhe te bleje drejtesine", tha Rama. Ai foli ne takim edhe per librin dhe permbajtjen e tij. "Ne kete liber, kam shprehur Shqiperine, ashtu si e shoh dhe ashtu sic mund te behet. Ne kete liber flitet edhe per qytetin e Sarandes", tha ai. Nga qyteti i Sarandes, kreu i Partise Socialiste u eshte pergjigjur dhe komenteve qe kane bere kundershtaret e tij ne lidhje me botimin e librit "Kurban". Edhe pse kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, nuk jane marre ne menyre direkte me permbajtjen e librit, por mbi arsyet qe e shtyne kreun e PS-se t'i kthehet letersise, Rama i ka siluruar te dy politikanet. "Saliu eshte i vetmi lexues qe e ka lexuar, por nuk thote dot qe e ka lexuar. Kurse per Ilirin, e besoj qe s'e ka lexuar, por jo se e ka me librin, po e ka me librin ne pergjithesi dhe me leximin ne pergjithesi. Keshtu qe do te ishte nje stermundim qe t'i kerkoje te lexoje librin, se ai nuk lexon libra", u shpreh dje kreu i Partise Socialiste. Ne deklaratat e meparshme, kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se libri eshte hedhur poshte nga nje pjese e personazheve qe permenden, pasi faktet e pretenduara ne te nuk qendrojne.