E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne Shqiperi, emigrantet tani po dergojne me pak para' se me pare

Ndersa ne bote vihet re nje tendence e rritjes se remitancave, ne Shqiperi ato kane njohur, se fundmi, nje renie te tyre. Sipas Bankes se Shqiperise, dergesat e shqiptareve qe punojne ne emigracion ne vitin 2010 u tkurren ne 696 milione euro ose 11 per qind me pak se nje vit me pare. E njejta dukuri nderkaq, eshte vene re edhe kete vit, duke raportuar se ato serish kane shenuar nje nivel me te ulet se ai i disa viteve me pare. Ekspertet e ekonomise vendase e shpjegojne kete me faktin se shumica e emigranteve tane jane te punesuar kryesisht ne vende qe po preken nga efektet e renda te krizes financiare, si Italia apo Greqia. Ne te tilla kushte, ata detyrohen qe te dergojne me pak para' ne forme ndihme per familjet e tyre. Megjithate, remitancat vazhdojne qe te mbeten nje burim i rendesishem ekonomine shqiptare dhe nje kontribut i rendesishem ne Prodhimin e Brendshem Bruto te vendit tone.

8% Eshte niveli i rritjes globale te remitancave per vitin 2011. Rritje ne vazhdim kjo, pavaresisht efekteve te krizes financiare.

351 Miliarde dollare eshte shuma totale qe emigrantet, ne mbare boten, kane derguar ne vendet e origjines, ne formen e ndihmes monetare.

514 Miliarde dollare eshte parashikimi i Bankes Boterore per remitancat e emigranteve deri ne vitin 2014, me nje rritje deri 7-8 %.

BB: Remitancat po shtohen, dhe ne kuadrin e krizes globale

Eglantina Nasi

Dergesat e emigranteve ne mbare boten, kane njohur nje rritje te tyre ne nivelin prej 8 per qind gjate vitit 2001. Nje fakt i tille eshte cituar ne raportin me te fundit te Bankes Boterore per te ashtuquajturat "remitanca", per te cilat thuhet se, pavaresisht krizes financiare dhe ngadalesimit qe ka njohur nje pjese e botes, ato nuk kane shenuar aspak renie. Konkretisht, ai citon se emigrantet me prejardhje nga vendet ne zhvillim, kane derguar drejt tyre, gjate ketij viti, plot 351 miliarde dollare, krahasuar me 325 miliarde dollare, gjate vitit te kaluar. "Flukset e remitancave per vendet ne zhvillim kane mbetur elastike, me nje rritje te llogaritur prej 8 per qind ne 2011-n", ka pohuar Hans Timmer, drejtor i Grupit te Bankes per Perspektivat e Vendeve ne Zhvillim. Perfituesit me te larte te dergesave te regjistruara zyrtarisht per vitin 2011 mesohet se jane India - me nje shume prej 58 miliarde dollaresh, Kina - me 57 miliarde dollare, por edhe vende te tjera, si Egjipti, Libani, Pakistani, Nigeria dhe Bangladeshi. Per ekspertet e Bankes Boterore, ata shenohen si nder marresit me te medhenj te dergesave te emigranteve ne bote, per vete faktin se kane me shume te tille te shperndare ne te gjitha anet e saj, por edhe se ata paguhen me pak, duke bere qe te mos u mungoje kurre puna dhe te jene me te paguar se te tjeret. Por, edhe per faktin, se kostoja e jeteses ne te tilla vende eshte me e ulet, c'ka do te thote se parate qe emigrantet dergojne drejt tyre, vlejne me shume se kudo. Nderkaq, rritje me 11 per qind, sipas BB-se, kane shenuar remitancat ne Evropen Lindore dhe Azine Qendrore: me 10.1 per qind per Azine Jugore; me 7.6 per qind ne Azine Lindore dhe Paqesor. Megjithate, raporti i Bankes Boterore tregon edhe anen tjeter te medaljes, ate te renies se nivelit te remitancave, ku me e dukshme ajo vihet re se eshte ne Ameriken Latine dhe Karaibe, me nje nivel prej 7 per qind. Kjo, shpjeguar me krizen financiare amerikane, ku edhe jane te punesuar kryesisht emigrantet e vendeve te ketij rajoni. Nga ana tjeter, raporti i Bankes Boterore citon faktin se edhe rajoni i Lindjes se Mesme dhe ai i Afrikes se Veriut, ka deshmuar nje renie te dergesave te emigranteve me nivelin prej 2.6 per qind, per shkak te trazirave qe ndodhen aty gjate pjeses se pare te ketij viti. Ndersa ne fund te raportit, institucioni financiar i Bankes Boterore nuk ka harruar qe te jape edhe parashikimin e saj lidhur me dergesat e emigranteve gjate viteve ne vijim, i cili, sipas saj, mund te jete ne nivelin prej 7.3 per qind ne vitin 2012; 7.9 per qind ne vitin 2013 dhe 8.4 per qind ne vitin 2014. Ekspertet e BB-se jane te mendimit se me nivelin e ecurise qe u shenua vitin 2011, rritja e remitancave per vendet ne zhvillim pritet te vazhdoje me nje norme prej 7-8 per qind, duke arritur nje shifer totale prej 441 miliarde dollaresh ne vit, deri ne vitin 2014. Ndersa dergesat ne mbare boten, duke perfshire ato per vendet me te ardhura te larta, pritet qe te tejkalojne shifren prej 515 miliarde dollaresh deri ne vitin 2014. "Megjithate, ka rreziqe serioze per kete opinion. Papunesia e perhershme ne Evrope dhe SHBA eshte duke ndikuar ne mundesite e punesimit te emigranteve dhe forcimit politik drejt emigracionit te ri", pohon raporti. Duke shtuar se shpenzimet e emigranteve kane rene ne menyre te vazhdueshme, nga 8.8 per qind ne 2008, ne 7.3 per qind ne tremujorin e trete te vitit 2011.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›