E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i BB, jetegjatesia e shqiptareve me 5 vjet rritje Sonila Isaku

Jetegjatesia e shqiptareve eshte ne rritje. Parashikimet behen nga Banka Boterore, ku nje mashkull shqiptar i sapolindur ka perparesi te jetoje mesatarisht 74 vjet nga 69 qe ka qene ne vitin 1991. Ndersa mesatarja e femrave parashikohet 80 vjet, nga 75 qe ka qene ne vitin 1991. Ajo qe vihet re eshte se femrat gjate gjithe kohes kane nje pritshmeri per jetegjatesine me te madhe. "Rritja e jetegjatesise eshte nje tregues i rritjes se mireqenies dhe permiresimit te kushteve te jeteses se popullates. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqiperia renditet e dyta pas Greqise, lidhur me pritshmerine e jetegjatesise, pasi meshkujt greke do te jetojne deri 78 vjec dhe femrat 83. Kurse per vendet e tjera, si Maqedonia dhe Mali i Zi, parashikimet flasin se meshkujt ne keto shtete nuk do te kalojne dot mesataren e 72 vjeteve, ndersa femrat ate te 77-tave", thuhet ne raportin e BB-se. Po keshtu, nese i referohesh studimit te bere nga Organizata Boterore e Shendetesise, thuhet se jetegjatesia e shqiptareve konsiderohet si mesatare. Megjithate, vendi yne le pas Bullgarine, Serbine dhe Hungarine dhe dhjetera vende te tjera jashte Bashkimit Evropian.

Sipas te dhenave te fundit, ne Shqiperi, teper e larte konsiderohet edhe vdekshmeria amtare. Per 100 mije lindje, Shqiperia regjistron 31 vdekje te nenave. Sipas OBSH-se, vdekshmeria foshnjore, krahasuar me nje dekade me pare, ka rene ne 2,7 % ne vit, qe nga viti 2000. Organizata Boterore e Shendetesise publikoi vetem pak dite me pare, statistikat e 2011-es per shendetin. Ne te jane matur me shume se 100 treguesit te shendetit per 193 shtete anetare. Por ajo qe OBSH-ja ngre alarmin jane semundjet kronike. Sipas saj, semundjet e zemres, diabeti dhe kanceri, tani perbejne dy te tretat e te gjitha vdekjeve ne nivel global, per shkak te plakjes se popullsise dhe perhapjes se faktoreve te rrezikut, te lidhur me globalizimin dhe urbanizimin. "Kontrollit te faktoreve te rrezikut, te tilla si perdorimi i duhanit, stilin e ulur te jetes, dieta jo e mire dhe perdorimi i tepruar i alkoolit, po behen ceshtje kritike", kane deklaruar kreret e OBSH-se. Shifrat e fundit tregojne se rreth 4 nga 10 burra dhe 1 ne 11 gra jane duke perdorur duhanin dhe rreth 1 ne 8 te rritur eshte i shendoshe.

Statistikat e OBSH-se

Jetegjatesia mesatare

Viti 2000

70 vjec

Raporti i 2011

73 vjec

Femrat viti 2000

73 vjec

Raporti 2011

75 - 80 vjec

Meshkujt viti 2000

68 vjec

Raporti 2011

72 - 74 vjec

Te dhenat e shteteve

GREQI, meshkujt 78 vjec, femrat 83 vjece

SHQIPERI, meshkujt 74 vjec, femrat 80 vjece

BULLGARI, meshkujt 73 vjec, femrat 78 vjece

MAQEDONI, meshkujt 72 vjec, femrat 77 vjece

MAL I ZI, meshkujt 72 vjec, femrat 77 vjece

SERBI, meshkujt 71 vjec, femrat 76 vjece

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›