"Rivalët" e gjyqtarit të vrarë Konomi, dosja në gjykatë
TIRANE-Njësia e Specializuar Task-Forcë pranë Prokurorisë së Tiranës përfundon hetimet dhe dorëzon për gjykim dosjen penale ndaj përfaqësuesit ligjor të familjes Toptani, Qemal Mulla.
Burime të prokurorisë bene te ditur per te perditshmen Gazeta Shqiptare se, Mulla akuzohet për falsifikim të dokumenteve të cilat më pas i ka përdorur për të fituar pronësinë mbi sipërfaqen e madhe të truallit prej 275 hektarësh në Hamallaj të Durrësit, prona që më vendim të Gjykatës së Lartë, u fituan nga familja e gjykatësit të Vlorës Skerdilajd Konomi, i cili u ekzekutua gjatë një shpërthimi eksplozivi në zemër të qytetit. "Nga hetimet ka rezultuar se Qemal Mulla në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të familjes Toptani, ka falsifikuar dokumentet mbi bazën e të cilave synonte fitimin e pronësisë. Falsifikimi është vërtetuar përmes akteve të ekspertimit, të cilat janë bërë pjesë e dosjes penale që është dorëzuar në gjykatë", - thanë zyrtarë të prokurorisë.
Hetimet ndaj Mullajt u intensifikuan pas ekzekutimit të gjykatësit Konomi, që për nga mënyra sesi u ekzekutua mund të konsiderohet si vepër krimit të organizuar.
Gjykatësi i ndjerë Skerdilajd Konomi, i cili u ekzekutua në mënyrë makabre, kishte trokitur në dyert e prokurorisë duke denoncuar abuzimet me pronat. Ai akuzonte për falsifikim dokumentesh palën kundërshtare, që pretendonte pronën që me vendim të gjykatës së Lartë i ishte kthyer familjes Shallvari, trashëgimtar i së cilës ishte dhe gjykatësi. Vrasja makabre e njeriut të drejtësisë, e vuri edhe më shumë në lëvizje prokurorinë, e cila tashmë ka vendosur të dërgojë në sallën e gjyqit, Qemal Mullën, përfaqësuesin ligjor të familjes Toptani, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve.
(d.b/BalkanWeb)