Tiranë, 3 të plagosur me armë zjarri dhe një i lënduar
Tiranë - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 23 në zonën e Kinostudios pranë rrugës Myslym Keta.
Tre të plagosur dhe një i katërt i lënduar lehtë është bilanci i kësaj ngjarje, të plagosurit janë nisur menjëherë drejt “Spitalit Ushtarak”.
Plagosja me armë zjarri, mësohet se ka ngelur i plagosur Ardit Buxheli 18 vjeç, Oltjon Shehu e Erald Bani të dy nga 25 vjeç si dhe Eldi Skodrinaj 25 vjeç i plagosur lehtë.
Njoftohet se tre prej të plagosurve gjenden jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i katërti është në gjendje kritike.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një qendër bastesh, pas një sherri banal të nisur që një ditë më parë.
Forca të shumta të policë kanë mbërritur në vendngjarje ku kanë filluar hetimet.
Policia është vënë në kërkim të dy personave të dyshuar si autorë të ngjarjes, dhe ka ndaluar njërin prej të dyshuarve duke e shoqëruar në komisariatin nr 4.
Mësohet se personat janë plagosur me armë zjarri tip automatik, dhe se autorët janë larguar me makinë nga vendngjarja.
Policia:Konfirmohet se arma e përdorur është tip automatik, dhe se mbi të plagosurit janë shtënë shatë plumba.
(ar.si/BalkanWeb)