E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama me të rinjtë në Korçë

Korçë - Anëtarësimet e reja kanë çuar në Korçë kryetarin e PS Edi Rama, i cili do të marrë pjesë dhe në festimin e ditës së 7 marsit, Rama foli për rëndësinë e politikës ne mundësinë e ndryshimit të së ardhmes.

“Sa më pak njerëzit të merren me politike aq me shumë janë të dënuar qe të vuajnë në kurriz mëkatet e gabimet e politikës. Mos i lini vetëm prindërit në betejën e tyre me varfërinë dhe me papunësinë” ka thënë Rama përpara të rinjve socialistë.

Si në takimet e tjera dhe në këtë takim akuzat e Ramës i janë drejtuar qeverisë së tanishme.

“Të gjithë ata që janë në shkollë apo sapo e kanë mbaruar atë janë pengje të një politike të shfrenuar në shurdhërinë e saj, madje dhe ata që sot qeverisin nuk përpiqen më të tregohen me duar të pastra, por vetëm të thonë se sa më keq mund të jetë sikur ata të largohen dhe në vend të tyre të vijnë të tjerët” ka vijuar kryetari i PS në fjalën e tij.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›