Tender brenda vitit per nje termocentral te ri ne Kosove
Ne Kosove qeveria tha se brenda ketij viti do te shpallet tenderi per ndertimin e nje termocentrali te ri qe do te prodhoje energji elektrike nga qymyri linjit meqe vendi ka rezerva te medha te tij. Autoritetet thane se projekti merr parasysh te gjitha shqetesimet e ngritura nga shoqeria civile e cila thote se prodhimi i energjise se riperterishme do te duhej te shqyrtohej para se te filloje cfaredo vendimi per ndertimin e termocentralit te ri. Autoritetet thone se eshte interesin e Kosoves qe te kete energji te sigurt per furnizimin e qytetareve dhe te perballueshme per kushtet e tyre ekonomike.