E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rivotimi ne Mitrovice edhe per serbet

Edhe pse zgjedhjet parlamentare te 12 dhjetorit u karakterizuan me nje pjesemarrje minimale te serbeve te veriut mekanizmat per administrimin e procesit zgjedhor ne vend thone se do te bejne gati te gjitha pergatitjet teknike per te mundesuar mbajtjen e rivotimit edhe ne veri te komunes se Mitrovices. Mirepo banoret shqiptare te veriut te kesaj komune thone se nuk presin qe fqinjet e tyre serbe tu drejtohen kutive te votimit me 23 janar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne Kosove synon qe rivotimin ne Mitrovice ta organizoje edhe ne pjesen veriore te kesaj komune.

Edhe pse vetem nje numer i vogel i serbeve ne veri iu drejtua kutive te votimit ne zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare me 12 dhjetor zyrtaret e KQZ-se thone se gjate javes do ta bejne gati planin per zhvillimin e rivotimit ne veri te lumit Iber.

Kryeshefi ekzekutiv i KQZ-se Xhemajl Peqani i tha radios Evropa e Lire se per rivotimin e 23 janarit ne Mitrovice pritet te hapen 127 vendvotime ne mbi 30 qendra votimi prej te cilave 2 do te hapen ne zonat ku banojne serbet. Jane edhe tri qendra votimi te komunitetit boshnjak ne pjesen veriore dhe maksimum do te jete nje ose dy qendra votimi ne pjesen ku voton minoriteti serb - u shpreh ai. Peqani tha se me mbeshtetjen e Fondacionit Nderkombetar per Sisteme Elektorale IFES do te qartesohet se a do te jene statike apo mobile vendvotimet ne te cilat serbet e veriut te Mitrovices do te mund te rivotojne diten e diel. Para mbajtjes se zgjedhjeve parlamentare ne dhjetor te vitit te kaluar autoritetet serbe paten vleresuar se nuk jane permbushur kushtet per pjesemarrjen e serbeve kosovare ne zgjedhjet e organizuara nga mekanizmat e Prishtines zyrtare. Pavaresisht kesaj ne zonat qendrore te banuara me serbe u shenua nje numer rekord i pjesemarrjes se ketij komuniteti ne zgjedhje qe nga paslufta por jo dhe ne komunat e banuara ne veri te vendit si Zvecani Leposaviqi e Zubin Potoku.

Perfaqesuesi i banoreve shqiptare te Lagjes se Boshnjakeve ne veri te Mitrovices Adem Mripa tha se serbet po pergatiten ta bojkotojne edhe rivotimin e javes se ardhshme ne Mitrovice. Mripa u shpreh pesimist se ne nje te ardhshme te afert mund te ndryshohet qendrimi kundershtues i serbeve karshi proceseve shteterore te Kosoves.

Pa lejen e strukturave paralele serbe ketu nuk do te kete rivotim nuk do te kete edhe votime te zakonshme. Ata qe thyejne rregullat e strukturave paralele ato familje e anetaret e tyre ndeshkohen nga strukturat paralele. Keshtu qe eshte shume e veshtire te behet nje gje e tille pa presionin nderkombetar ne Beograd e ne strukturat paralele qe sundojne ne pjesen veriore te Mitrovices - tha ai. Me gjithe sfidat politike Peqani tha se i takon KQZ-se qe ti beje pergatitjet e nevojshme teknike per tua mundesuar edhe serbeve te veriut te Mitrovices pjesemarrjen ne kete proces. Nuk mund te prejudikoj asgje. Neve si Komision Qendror i Zgjedhjeve na takon qe ti bejme te gjitha pergatitjet teknike konform ligjit mbi zgjedhjet dhe rregullave te KQZ-se - u shpreh kryeshefi ekzekutiv i ketij organi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›