E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet nga ekzili ish diktatori i Haitit

Ish diktatori i Haitit Jean-Claude Duvalier, është kthyer papritur nga ekzili në vendin e tij. Duvalier ka thënë se është kthyer për të ndihmuar në rindërtimin e vendit, që është shkatërruar nga tërmeti. Ai ishte detyruar të largohet nga pushteti në vitin 1986, nga kryengritja popullore dhe presioni i Shteteve të Bashkuara.

Duvalier dhe mbështetësit e tij ishin akzuar për korrupsion, represion politik dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Ndërsa ka mohuar akuzat Duvalier, që pat trashëguar postin nga babi i tij vetëm kur ishte 19 vjec, kthehet në një kohë kur në Port au Prince pregatiten zgjedhjet e reja presidenciale.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›