Kosove Dell Qeveria e re pa te korruptuar

Ambasadori amerikan Christopher Dell ka përforcuar kërkesen e tij për mos përfshirjen në Qeverinë e ardhshme të Kosovës të zyrtarëve për të cilët ka dyshime zyrtare se kanë shkelur ligjin. Në një editorial dërguar mediave me rastin e 17 Janarit, Ditës së Ligjit në Kosovë, Dell ka thënë se në qeverinë e ardhshme nuk ka vend për individë që besojnë se janë mbi ligjin ose për të cilët ka dyshime zyrtare se kanë shkelur ligjin.
Ai ka thënë se që përparimi të arrihet duhet një qeveri e fokusuar, e ndershme, efikase, që respekton ligjin, e cila do të përqendrohet në rritjen ekonomike dhe në sundimin e ligjit gjatë katër viteve të ardhshme. Kosova, sipas ambasadorit Dell vuan nga sistemi i dobët ligjor dhe nga një demokraci e dobët dhe në rrezik që të mbijetojë, andaj shton ai “ka ardhur koha që ta heqim vëmendjen nga cikli i pafund i zgjedhjeve dhe të merremi me sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë dhe rritjen ekonomike”.
Ambasadori amerikan ka thënë se “ne kurrë nuk mundemi me siguri të supozojmë që gjyqësori juaj është i pavarur, i paanshëm dhe transparent pa përpjekjet e vazhdueshme për ta mbrojtur atë”. Deklaratat e përsëritura të Dellit ditëve të fundit për një qeveri me duar të pastra në të cilën nuk do të kishte vend për zyrtarët e dënuar apo që janë bastisur nga EULEX-it e kanë vënë para një sprove të madhe kryeministrin e dorëhequr Hashim Thaci.
Bul Salihu