E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohen gjykatat në Pakistan

Së paku dy njerëz kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një sulm i militantëve pranë kompleksit të gjykatave në Peshauar të Pakistanit.

Burimet zyrtare thonë se së paku një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët, por besohet se disa militantë të tjerë kanë marrë pengje brenda gjykatës.

Forca të shtuara të sigurisë kanë rrethuar kompleksin. Detaje të tjera nga incidenti nuk kanë qenë në dispozicion./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›