E Diel, 1 Nëntor 2026

Rob Kardashian i shpreh shqip dashurinë Rita Orës

SHBA - Ai i përket familjes më të famshme të show biz-it në Amerikë “The Kardashian’s”. Ndaj, gjithçka nga jeta e Kardashianëve përbën një interes të madh publik.
Por lajmet e fundit të show biz-it amerikan në lidhje me këtë familje kanë kthyer vëmendjen edhe te shqiptarët. Lidhja e shumëkomentuar e Rob Kardashian me këngëtaren Rita Ora duket se më në fund është konfirmuar nga vetë vëllai i vogël i Kim Kardashian. 

Pak ditë më parë, Rob Kardashian i cili dyshohet për një lidhje sekrete me këngëtaren shqiptare Rita Ora, ka postuar në faqen e tij në Twitter një mesazh në shqip. Mesazhi shkruante qartë: “Të dua”. Në këtë mënyrë, kur e gjithë Amerika pret një lloj konfirmimi nga çifti, Rob Kardashian e pohon zyrtarisht këtë lidhje dhe çfarë është më interesante në gjuhën e të dashurës së tij shqiptare. 

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›