ISKSH: Miratohen kontratat e reja me qendrat shëndetësore
TIRANË- Kontrata e reja, që Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor miratoi me Qendrat Shëndetësore për vitin 2012, synojnë konsolidim të menaxhimit të tyre. Drejtoresha e ISKSH, Elvana Hana, tha në një konferencë për shtyp se, sipas arritjes së performancës dhe cilësisë së shërbimit që u ofrohet pacientëve në Qendrat Shëndetësore, do të përfitojnë financim shtesë.
Kontratat e vitit 2012 me Qendrat Shëndetësore i kushtojnë vëmendje elementëve të konsolidimit të menaxhimit të qendrës shëndetësore, si një entitet publik përgjegjës për shërbimin ndaj popullatës që është regjistruar pranë Qendrës Shëndetësore, tha Hana.
Kështu, menaxhimi i regjistrit elektronik të pacientëve që tashmë është një realitet në qendrat shëndetësore, do të jetë përgjegjësi e qendrës, e cila do të përditësojë të dhënat e pacientëve. Gjithashtu, procesi i transferimit të pacientëve nga një mjek të një tjetër, ose nga një QSH në një tjetër do të jetë më i thjeshtë për pacientët. Me qëllim përgjigjen në kohë ndaj ankesave dhe problemeve të pacientëve që depozitohen në kutinë e ankesave që është e pranishme në çdo qendër, është vendosur si detyrim që kutia të hapet një herë në javë.
Mbështetur në realizimin e pritshëm të treguesve për vitin 2011, rezulton se 416 qendrat shëndetësore të kujdesit shëndetësor parësor të përfitojnë edhe deri në një pagesë tjetër, kundrejt realizimit të treguesve të performancës dhe cilësisë. Sipas rajoneve rezulton se përfitojnë më shumë pagesë shtesë, punonjësit e rajoneve të Beratit, Dibrës, Durrësit, Fierit, Korcës, Vlorës, Tiranës të cilat kanë realizuar më mirë edhe treguesit e cilësisë e performancës.
Për 6/mujorin e dytë të këtij viti, parashikohet të shpërndahen rreth 310 milion lekë. Nga ky fond përfitojnë rreth 9350 punonjës të QSH, nga të cilët rreth 2000 mjekë familje e të përgjithshëm dhe specialistë, 6600 infermierë dhe 750 punonjës të tjerë, sanitarë, shoferë, ekonomistë.
(ma.ar/BalkanWeb)