Robben: Goli më i mirë i imi me Real Madridin
Anësori i Real Madridit, Arjen Robben, është i ngazëllyer me golin e shënuar mbrëmë ndaj Villarrealit, gol i cili edhe u solli tri pikë të reja mbretërve. "Besoj se ky është goli im më i mirë me Real Madridin, megjithëse ne fituam pasi çdokush në ekip dha maksimumin. Gjëja më e rëndësishme është se ne shmangëm edhe disa lëndime tjera dhe u mbrojtëm shumë mirë dhe nuk pranuam gola", ka thënë Robben. "Tash duhet ta përmirësojmë sulmin dhe të shënojmë më shumë gola, për t'i dhënë ekipit më shumë vetëbesim", ka shtuar holandezi.