Lezhë, ndërpritet energjia elektrike në disa komuna,shkak dëmtimi i linjave

Ndërpritet sërish energjia elektrike në disa komuna të rrethit të Lezhës. Sipas informacioneve të marra shkak i ndërprerjeve të energjisë elektrike është dëmtimi i linjave të tensionit të ulët. Kështu komunat Dajç, Kolsh dhe Zejmen vazhdojnë sërisht të jenë në errësirë. Qarku i Lezhës ditën e djeshme pothuajse gjatë gjithë ditës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të motit të keq dhe vetëm ditën e sotme është bërë e mundur rikthimi i energjisë në disa zona.