E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja e Obamës mbërrin në Uashington

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së Barack Obama ka mbërritur në Uashington. Familja e Obamës do të qëndrojë në hotelin historik Hay-Adams. Malia 10 vjeçe dhe Sasha 7 vjeçe së bashku me mamanë Michelle mbërritën një ditë më përpara. Vajzat duhet të përgatiteshin për të shkuar në shkollën Sidwell Friends School. Familja Obama u kthyen në shtëpinë e tyre në Chikago pas 12 ditë pushimesh në Hawai. Obama gjatë fluturimit deklaroi për reporteret se ka ndjerë keqardhje për shtepinë e lënë në Chikago.
Hoteli Hay-Adamsa ndodhet në Lafayette Square përpara Shtëpisë së Bardhë dhe do të jetë rezidenca e Obamës deri në 20 janar ku ai do të bëjë betimin si preidenti i 44 i SHBA-së

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›