E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robben mbetet në Real Madrid

Anësori holandez Arjen Robben, thotë se ai do të luftojë për vend në ekipin e parë të Real Madridit, ndërsa do të largohej nga "Santiago Bernabeu" vetëm për ndonjë ekip që luan në Ligën e Kampionëve. Mediat spanjolle tashmë një kohë shkruajnë se Real Madridi dëshiron ta shesë Robben me qëllim që të grumbullojë të ardhura për përforcime të reja.
Robben u lidh me një rikthim në Premier League, pasi Tottenham shfaqi interesim për shërbimet e tij, por holandezi thotë se nuk do të kalojë te ekipi anglez dhe do të luftojë për vend në ekipin e Pellegrinit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›