E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi uron Berishën për zgjedhjet

Kryeministri Berisha ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, zotin Menduh Thaci. Kryetari i PDSH-së, zoti Thaçi e përgëzoi Kryeminstrin Berisha për fitoren në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke theksuar se kjo ishte një fitore e rëndësishme për Shqipërinë, pasi ruan vazhdimësinë e projekteve dhe punëve që qeveria shqiptare tashmë ka ndërmarrë.
Kryeministri u shpreh se fitorja e një mandati tjetër është një avantazh i madh për vazhdimin e projekteve që synojnë të shkëputin Shqipërinë dhe shqiptarët nga prapambetja shekullore. Në këtë kontekst, u shpreh Kryeministri Berisha, katër vitet e ardhshme do të jenë një mundësi shumë e madhe për zhvillimin ekonomiko-social. Ky zhvillim do të përqëndrohet në disa drejtime, ku më kryesoret do të jenë ndërtimi dhe zhvillimi i infrastrukturës, ku përfshihen mes të tjerave tre akse të rëndësishme si: Rruga e Arbrit, Boshti i Jugut dhe aksi Fierzë-Koman. Po ashtu, një prioritet të madh do të ketë edhe infrastruktura dixhitale si një komponent tepër i rendesishëm i zhvillimit të vendit. Kryeministri e njohu zotin Thaçi edhe me projektet e tjera të qeverisë në lidhje me arsimin, investimet publike, bujqësi dhe turizëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›