Mançesteri, Van der Sar jashtë fushave për 2 muaj
Lajmin e bëjnë të ditur mediat britanike, të cilat sqarojnë se gardiani i kampionëve të Premier Ligës është dëmtuar gjatë pritjes së penalltive në përballjen me Bajernin e Mynihut për trofeun “Audi Cup”. Skanimi i bërë në dorën e majtë të Van der Sarit zbuloi se atij i janë thyer dy eshtra.
Menjëherë portieri holandez i është nënshtruar operacionit, dhe pritet të qëndrojë jashtë fushave deri në fillim të tetorit. Gjatë kësaj periudhe portën e Mançesterit do ta mbrojë Ben Foster.
Menjëherë portieri holandez i është nënshtruar operacionit, dhe pritet të qëndrojë jashtë fushave deri në fillim të tetorit. Gjatë kësaj periudhe portën e Mançesterit do ta mbrojë Ben Foster.