Batuta e Murinjos: Çelsit iu kundërvumë me fëmijë...
Tekniku i kampionëve të Italisë foli rreth miqësores së zhvilluar në SHBA përballë Çelsit, ku Interi i tij u mund me rezultatin 0-2. Por, ai thekson se në fushë aktivizoi fëmijë, ndërsa londinezët yjet më të mirë.
“Po të ishin fitoret synimi ynë në një turne pa kuptim, atëherë do të aktivizonim lojtarët më të mirë, ashtu siç bëri Çelsi në Shtetet e Bashkuara. Kundër tyre ne luajtëm me një djalosh 18 vjeçar në portë. Ne donim të stërviteshim, dhe të njëjtën gjë praktikoi edhe Milani”, deklaroi Hoze Murinjo.