Robbie Wiliams martohet me turko-amerikanen Ayda Fields

Këngëtari britanik Robbie Williams (36) do të martohet të shtunën me aktoren televizive turko-amerikane Ayda Fields (31). Akti solemn dhe dasma është paraparë të mbahen në ishullin Santa Catalina, rreth 30 kilometra larg Los Angelesit. Këngëtari, i cili para pak kohës iu ribashkuar grupit "Take That", e të cilin e kishte braktisur më 1995, e ka ruajtur me xhelozi sekretin për martesë dhe për këtë ka informuar vetëm anëtarët e ngushtë të familjes dhe miqtë më të afërm vikendin e kaluar.
E tëra është gati për dasmën e vitit, kurse para se t’ia japin fjalën njëri-tjetri për dashuri të përjetshme, Robbie megjithatë ka dashur të sigurohet. Ai ka urdhëruar avokatët e tij të sajojnë një kontratë paramartesore, të cilën Ayda thuhet ta ketë nënshkruar.
“Aty ajanë shumë të dashuruar, por edhe realistë. Prindërit e tyre janë të divorcuar andaj Robbie dhe Ayda nuk dëshirojnë të humbin kohë e para nëse diçka nuk shkon në rregull me jetën bashkëshortore”, tha një mik i tyre.
Qifti është njoftuar në vitin 2006 dhe që nga atëherë janë të pandashëm. Robbie ia ka kërkuar dorën Aydës nga fundi i vitit të kaluar gjatë një emisioni live në radion australiane. Në lidhjene tyre katërvjeçare mediumet nuk kanë gjetur shumë material për ballinat e tyre, sepse qifti i dashuruar nuk ka shumë konflikte dhe skandale pas vetes. E vetmja “njollë” mund të konsiderohet ajo që ngjau gjatë Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut, pasi Robbie gjatë tërë kohës shikonte ndeshjet në TV dhe Ayda nga paranoja futbollistike e Robbiet iku te nëna e saj për një kohë të shkurtër.
“Jam e bindur se shumë gra e kanë të njëjtin problem. Nuk dua që tërë ditën të dëgjojë komente për futbollin. Do të kthehem pasi të përfundojë kjo çmenduri prej futbolli”, pati deklaruar atëherë Ayda.