Santana i propozon martesë të dashurës në skenë

Gati tri vjet pasi që gruaja e tij ka paraqitur kërkesën për divorc, rok kitaristi Carlos Santana është duke marshuar drejt një ritmi të ri me bateristen e tij.
Fituesi i shpërblimeve Grammy, me hitet e viteve ’70 si "Black Magic Woman" dhe "Oye Como Va” i ka propozuar martesë Cindy Blackmanit, gjatë koncertit të tij të fundit të premten në periferinë e Chicagos, tha botuesi i tij të hënën.
Blackman, e cila sapo kishte interpretuar një solo me bateri në këngën “Corazon Espinado”, ka pranuar ofertën dhe çifti është puthur derisa audienca duartrokiste, sipas një deklarate nga Sony Music.
“Cindy dhe unë jemi të bekuar që e kemi gjetur njëri-tjetrin” tha Santana në deklaratë. “Të jesh në dashuri është një dhuratë e universit, ndërsa shpirti dhe vibrimet si pjesë e saj janë pafundësisht të fuqishme. Me padurim pres ta shpreh këtë energji të mrekullueshme me anë të muzikës sime, dhe kështu të ndihmoj në prishjen e ekuilibrit në botë në favor të dashurisë, me atë çka unë e Cindy ndajmë me njëri-tjetrin.” Nuk ka informata se kur çifti planifikon të martohet.
Santana, i cili javën e ardhshme do të bëhet 63-vjeç, ishte i martuar për 30 vjet me Deborah Santana, nënën e tre fëmijëve të tij. Ajo ka përmendur “dallime të papajtueshme mes tyre” në kërkesën e saj për ndarje në tetor të vitit 2007.
Në biografinë e saj të vitit 2005 “Space Between the Stars” ajo ka rrëfyer për tradhtitë nga ana e bashkëshortit të saj. Pas publikimit të librit, Carlos Santana ka kërkuar falje dhe është përpjekur të bëhet bashkëshort më i mirë.
Muzikanti, i lindur meksikan, ka shitur më shumë se 90 milionë albume nëpër gjithë botën gjatë karrierës së tij mbi 40 vjeçare.
Ai ka fituar tetë shpërblime Grammy për albumin e tij të famshëm “Supernatural” pas rishfaqjes në skenë në vitin 1999 dhe planifikon të publikojë një album në shtator.
Blackman, 50, ka incizuar dhe bërë turne me Lenny Kravitz dhe poashtu ka interpretuar me artistë si Pharoah Sanders, Cassandra Wilson, dhe Bill Laswell.