Will.i.am “shkel” albumin e ri të Michael Jackson

Albumi me këngë të padëgjuara deri tani të Micheal Jacksonit supozohet të bëhet hit ndër adhuruesit e tij, kur të dalë në treg në nëntor. Por një përkrahës i njohur i Micheal Jackson nuk do ta dëgjojë albumin.
Ylli i Black Eyed Peas, Will.i.am ka thënë që beson se mbreti i popit nuk do të dëshironte që këngët të shohin dritën.
“Si mund të publikoni Micheal Jacksonin kur vetë Micheal Jackson nuk është këtu ta bekojë atë?”, tha tekst-shkruesi dhe producenti Will.
”Ai ishte një perfeksionist dhe nuk do t’i dëshironte gjërat në këtë mënyrë”, shtoi Will, i cili bashkëpunoi me Michealin para vdekjes së papritur në qershor, 2009.
“Mendoj që kurrë nuk duhen të bëhen publike. Tani që ai nuk është më, çka janë duke bërë ata? Ku është qëllimi që ato të publikohen”, pyeti kryesuesi i disa top-listave.
Sony pritet të promovojë albumin e ri të Micheal Jacksonit në nëntor. Flitet se albumi i ri do të ketë 10 këngë të papublikuara më herët, të zgjedhura nga më shumë se 100 këngë të ruajtura në arkivat e tij personale.
”Meqenëse ishte mik imi, mendoj që kjo gjë është mos respekt ndaj tij”, tha Will.