Scherzinger, dashurinë apo karrierën
TIRANE-Ka gjasa që këngëtarja Nicole Scherzinger të heqë dorë si anëtare jurie nga spektali i famshëm “X Factor”. Në fakt duket paksa i çuditshëm një vendim i tillë, por këngëtarja e muzikës pop duket se ka një arsye shumë të fortë që po shkon drejt një vendimi të tillë.
Mediat e huaja bëjnë të ditur se është pikërisht i dashuri i saj Leëis Hamilton, pilot i folmula Uno-s, që i ka kërkuar të largohet nga ky spektakël duke mos firmosur më kontratë të re një vjeçare.
Megjithatë, Lewis, po mendon për të mirën e marrëdhënies së tyre, pasi duke marrë parasysh angazhimet e shumta që ata kanë gjatë ditës nuk kanë kohë mjaftueshëm për të shpenzuar me njëri-tjetrin. Spektaktli “X Factor’ është një ndër ato angazhime që Nicoles i merr më shumë kohë.
Duke qenë se edhe Nicol dëshiron po të njëjtën gjë, shanset më të mëdha janë që ajo të heqi dorë. Megjithatë, burime të afërta të çiftit janë shprehur se Lewis nuk ia ka vënë kusht një vendim të tillë këngëtares së famshme. Ai thjesht po mundohet të qëndrojnë më shumë bashkë, pasi nuk takohen shpesh dhe kanë mall për njëri-tjetrin.
(d.b/j.knezi/BalkanWeb)