Di Mateo “çmend” Çelsin,lojtarët presion Abramoviç
LONDER-Kur Mishel Platini ishte duke i dhënë medaljen Roberto Di Mateos, kori i tifozëve të Çelsit “Ka vetëm një Di Mateo”, u dëgjua më shumë se kurrë. Italiani i lindur në Shafhauzen të Zvicrës është një fatsjellës i lindur për finalet. Ishte i tiji goli më i shpejtë në finalen e FA Cup, në vitin 1997, pas 42 sekondash në portën e Midëllsboros (rekordi u thye nga Luis Saha në 2009), ndërkohë që në çdo finale të luajtur, tekniku italiani ka qenë i suksesshëm. Kur ai mori drejtimin e Çelsit dy muaj e gjysmë më parë askush nuk mendonte se mund të fitohej një trofe, në një sezon që dukej se kishte nisur nën shenjën e një ylli të keq. Por, Di Mateo arriti të shndërrojë në fituese një skuadër që kishte humbur besimin te vetja, duke fituar dy trofe shumë prestigjiozë, FA Cup dhe Champions League. Kupa e Anglisë është trofeu më i vjetër i botës, ndërsa Liga e Kampioneve, kompeticioni që e fut në histori një klub si Çelsi, që e fiton për herë të parë.
Finalet
Di Mateo është njeriu që çdo tifoz i Çelsit do të donte ta kishte në fushë gjatë një ndeshjeje finale, qoftë edhe me xhaketë e kollare. Sepse, ai e di shumë mirë sesi fitohen ndeshje të tilla, duke nisur nga finalja e vitit 1997. Një talent si lojtar dhe pragmatist e fitues si trajner, Di Mateo tregoi se di të maksimizojë vlerat e futbollistëve të tij, duke i dhënë Roman Abramoviç dhe tifozerisë londineze një trofe të shumë ëndërruar. Kampionët e rinj të Evropës as mund të krahasohen me ata që ikën, Barcelonën, por tashmë në Fulham Road nuk mendon më askush për stilin e ndryshëm të lojës mes dy ekipeve. “Roberto ka bërë një punë fantastike dhe qëndrimi i tij duhet të merret seriozisht në konsideratë, - deklaroi presidenti i nderit i bluve Brus Bak. – Duhet ta zgjedhim trajnerin para merkatos dhe Di Mateo është një kandidat serioz”, shtoi Bak.
Terri
Pronari i Çelsit Roman Abramoviç lëshoi lot gëzimi në fund të finales ndaj Bajernit, pas fitimit Champions League për herë të parë. Por, pas kësaj, atij i duhet të bëjë një zgjedhje tejet të vështirë: të ndjekë planin e tij për gjetjen e një trajneri të madh si Fabio Kapelo, apo të mbajë Roberto Di Mateon, njeriu që i dhuroi madhështinë në Evropë. “Robi ka qenë fantastik, që kur ka ardhur këtu, - deklaroi kapiteni Xhon Terri. – Kjo shihet nga trofetë e fituar, është pikërisht kjo që kërkonim të fitonim ne, që kërkonte pronari ynë, të cilit i shpëtuan lot. Ai ka shpenzuar shumë për këtë. Tani Di Mateo meriton konfirmimin”, shtoi kapiteni i bluve të Londrës. “Robi meriton të ketë një punë stabël këtu. Ka qenë fantastik, ka fituar Kupën e Anglisë dhe Champions, çfarë mund t’i kërkosh më tepër?”, shtoi Terri. Më pas, mbrojtësi i Çelsit foli edhe për momentin e ngritjes së Kupës, kur Frenk Lampard e UEFA e lejuan të ishte ai që e bënte këtë. “Kjo do të thotë shumë për mua. Ishte shumë prekëse nga Frenki dhe një gjest shumë i mirë nga UEFA që më lejoi”, u shpreh më tej kapiteni i bluve të Londrës.
CHAMPIONS
Finalja
Bajern-Çelsi 1-1
Shënues: 83’ Myler /88’ Drogba
Me penallti 3-4
Rezultati: 4-5
Arbitër: Pedro Proença
Historia
Bajerni: 4 trofe
Çelsi: 1 trofe
(d.b/BalkanWeb)