E Diel, 1 Nëntor 2026

Robert Aliaj: Performanca ime, raporti mes kurvave dhe politikes

Eshte kthyer ne Tirane pas disa vitesh ne Belgjike dhe jo thjesht per te pushuar, por per t'u bere serish pjese e artit shqiptar. Robert Aliaj, piktori, qe dikur te gjithe e kujtojne si kengetar ne disa nga skenat e festivaleve tona, vjen serish ne Shqiperi, por kete radhe ne nje performance ndryshe. Duke ndjekur ndoshta ate, qe ai e quan instiktive dhe qe e risjell ne atdhe per t'u bere pjese e aktiviteteve artistike, Robert Aliaj do te jete nje prej pjesemarresve te festivalit "Art kontakt 2008", qe do te zhvillohet ne datat 27 dhe 28 gusht ne kalane e Lekuresit. "Eshte nje lloj instikti i brendshem, qe me sjell ne Tirane dhe qe ndoshta nuk komandohet nga truri im", shprehet ai, kur e pyesim se perse vendosi t'i kthehet artit shqiptar. Ne perfomancen e tij te ardhshme ne Sarande, Aliaj nuk shfaqet si kengetar dhe as si piktor, por do te prezantohet me nje profil tjeter, qe ne fakt eshte nje pasion i lindur kohet e fundit dhe te cilin duket se po e ushtron ne te gjitha hapesirat, qe i jepen. "Kohet e fundit jam marre me videon dhe i kam dhene perparesi ne artin tim", shprehet, duke shtuar se ne kete zhaner ka marre pjese edhe ne nje festival ne Berlin. Te tilla do te jene performancat artistike te Robert Aliajt edhe ne festivalin "Art kontakt", ku emri i tij gjendet mes shume artisteve te tjere, jo vetem nga Shqiperia. Jane tema dhe ide, qe marrin spunto nga jeta reale dhe qe misherohen konkretisht sipas koncepteve individuale dhe kendveshtrimit te Aliajt, ato qe do ta prezantojne ne kete festival veror . Behet fjale per dy instalacione video, me te cilat do te prezantohet. "E para ka ne qender ngjarjet e fundit ne Gjeorgji dhe vjen si nje refleksion i tyre, ndersa e dyta, eshte nje performance mikse e raportit mes kurvave dhe politikes", shprehet artisti. Ai gjen nje paralelizem midis ketyre dy kategorive per te cilat shprehet se kane interes te njejte perfitmi dhe sillen ne menyra te ngjashme. Por ndersa behet pjese e ketij festivali, Aliaj nuk pranon te jape hollesi ne menyren se si e ka konceptuar kete performance mikse, duke dashur qe gjithcka ta lere surprize, por duke premtuar risi ne menyren e kendveshtrimit dhe elemente te nderthurur brenda saj. I pyetur nese synon te behet protagonist edhe ne te tjera aktivitete artistike ne Shqiperi, ai duket pak sekptik ne mundesite e konkretizimit te tyre. "Me lindin shume ide per te bere dicka, qe lidhet me artin dhe per ta realizuar ate ne Shqiperi, por ne pergjithesi, shoh se ketu eshte e veshtire", pohon ai. "Art kontakt '08" ka ne qender punimet artistike te artisteve te rinj, duke synuar ne nje fare menyre edhe lancimin e tyre. Programi do te permbaje nder te tjera edhe spektakel, muzike, danc modern, lexime poetike e aktoriale, debat kulturor si dhe shkembim pervojash dhe idesh, mbi praktikat artistike bashkekohore. "Art kontakt", ka lindur si nje iniciative e nje grupi studentesh shqiptare dhe veneciane, per te promovuar imazhin e Shqiperise. Ne vitin 2005, u organizua pavioni shqiptar, per here te pare ne Bienalen e Venecias, nga "Art kontakt". Me pas ky aktivitet vijoi ne Shkoder, Tirane, Gjirokaster, e vitin e shkuar u ndal ne Porto Palermo, ndersa aktualisht po zhvendoset ne Sarande. Art Kontakt eshte nje qender kulturore shqiptare e krijuar ne vitin 2007 nga nje projekt i shoqates italo-shqiptare "ANIA", ne Venecia. Festivali i kaluar i organizuar ne kalane e Vasiliqise ne Porto Palermo, solli performanca ekzibicioniste dhe moderne te artisteve pjesemarres.

Filozofia e "Art Kontakt"

Hulumtimi i mjeteve dhe formave novative artistike, por edhe njohja e historive te ndryshme, eksperimentimi i realiteteve te reja ekspresive, shkembimi i mendimeve, i ideve dhe i informacionit, ne thelb percaktojne rritjen e cdo artisti. Ne kete aspekt "Art kontakt ve ne fokus ceshtje specifike ne menyre qe ta bej gjuhen shprehese te artit, shprehje te vizionit per boten.

Arti gjitheperfshires

Permes festivalit "Art kontakt 2008", do te synohet te krijohet nje ambient gjithperfshires i artit, ku pervec prezantimit te punimeve individuale te artisteve te ndryshem do te realizohen edhe biseda me tema rreth artit. Gjithashtu nje hapesire e konsiderueshme i eshte dhene letersise, ku do te prezantohen recitime me poezi te perzgjedhura nga Arjan Leka (president i Poetekes) dhe Krenar Zejno (kritik arti/poet). Gjithashtu do te diskutohen nder te tjera edhe rendesia e poezise, vendi i saj sot dhe menyra se si ajo te perhapet.

Artistet pjesemarres

Arben Bajo - instalacion

Aldo Aliprandi - video

Caterina Margherira - instalacion

Elda Katiaj - video/instalacion

Ergin Zaloshnja - video

Gabrielle Birnholz - foto

Gedmond Lushkaj - instalacion

Klodian Deda - instalacion

Iva Saferi - performance

Nensi Milia&Robert Aliaj - video performance

Video prezantim

Michele Bezzana

Heldi Pema

Eltjon Valle

Bruno Muzzolini

Fani Zguro


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›