E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besnik Mustafaj ndryshon oraret e filmave

Dy nete me pare, ne oraret e transmetimit te filmave ne Festivalin Veror te Durresit ka pasur ndryshime. Fillimisht u tha, se keto ndryshime u bene per arsye teknike, ndersa me pas mesuam edhe te verteten. Sipas njerit prej personave qe eshte marre me ceshtjet teknike ne sallen e teatrit "Aleksander Moisiu", spostimi i orareve erdhi per t'i pershtatur ato me axhenden e deputetit Besnik Mustafaj. Ai ka marre pjese ne shfaqjen e filmit "Mao Ce Dun", skenari i te cilit eshte bazuar mbi romanin "Daullja prej letre", te shkrimtarit Mustafaj. Me gjithe ndryshimin e orarit, spektatoret vijuan te shijojne dy shfaqjet e programuara per ate mbremje. Nderkohe paraditen e djeshme u shfaqen ne sallen e teatrit te improvizuar ne kinema, filmat "Balle per balle" dhe "Njeriu i mire", dy produksione te kinemase shqiptare ne vite.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›