E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS për raportin e KIE-së

Partia Socialiste deklaron se raporti i një dite me parë i Komisionerit të Këshillit të Europes, Tomas Hamerberg, konfirmoi të vërtetat e dhimbshme mbi vrasjet, keqtrajtimet dhe fshehjet e fakteve nga ana e mazhorances, mbi ngjarjen e 21 Janarit, ku humben jetën 4 persona. Deputeti socialist Arben Ahmetaj, shton se ky raport vuri vulën mbi implikimin e Sali Berishes dhe Lulzim Bashes, në këtë ngjarje. Të martën Komisioneri i Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Thomas Hammarberg, nëpërmjet një raporti, kërkoi një hetim tërësor, të paanshëm dhe të besueshme mbi atë që ndodhi në 21 Janar në Tiranë, e veçanërisht për vrasjet qe ndodhen jashtë dyerve te kryeministrisë. Qëndrimi i Hamerberg erdhi pas vizitës tre ditore në mes të muajit në vendin tonë, duke u ndalur në mënyre të veçantë në hetimin e prokurorisë dhe sulmet e shumta verbale ne drejtim të Ina Ramës.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›