Suedi, fushatë kundër vdekjeve gjatë lindjes

Rreth 600 vetë në Stokholm shtynë karroca fëmijësh nën parrullën “Të bashkuar për gratë”, një fushatë që kishte për qëllim të rriste ndërgjegjësimin për vdekjet gjatë lindjes. Burra, gra e fëmijë në karroca me mbulesa rozë morën pjesë në marshimin organizuar në kuadër të ditës ndërkombëtare së gruas duke i bërë thirrje qeverisë suedeze t’u bëjë presion vendeve të tjera të përmirësojnë kujdesin për gratë.
Cdo vit qindra mijera gra humbin jetën gjatë lindjes ose aborteve të pasigurta ose dhe për shkak të mungesës së kujdesit mjekësor gjatë apo pas lindjes. Marshimi filloi në një park në qendër të Stokholmit dhe përfundoi jashtë godinës së parlamentit suedez. Në Suedi kujdesi për nënat është ndër më të avancuarit në rang botëror e sipas organizatorëve karrocat ishin pikërisht simbol i të drejtave që gratë gëzojnë aty.
< I mëparshmi