E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robert Kuper takohet me përfaqësuesit serbë

RASHKË- Ndërmjetësuesi i BE në dialogun mes Serbisë e Kosovës, Robert Kuper ka nisur një takim me përfaqësuesit serbë, raporton agjensia serbe e lajmeve B92.

Mësohet se takimi mes Kuper, kreut të delegacionit të Serbisë, Borislav Stefanovicit e ministrit për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovicit po mbahet me dyer të mbyllura në qytetin e Rashkës, ndërsa teme e bisedimeve do jetë situata aktuale në veri të Kosovës.

Në takim marrin pjesë edhe këshilltari i presidentit serb Jovan Ratković dhe këshilltar i ministrit për Kosovën Vlada Joviçiç.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›