E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO-ja dhe BE-ja, prioritete për Maqedoninë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, është takuar me zv/kryeministrin të angazhuar për zbatimin e Marrëveshje së Ohrit, Musa Xhaferi dhe ministrat e Mbrojtjes dhe të Politikës së Jashtme.

Në këtë takim është biseduar për koordinimin në drejtim të shënimit të 10-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe aktiviteteve të cilat janë të parapara, për të cilat bartës do të jetë Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa nën patronazhin e presidentit të shtetit.

Në takimin me ministrin e Mbrojtjes Besimin është bërë fjalë për proceset e zhvilluara dhe reformuese në Ministrinë e Mbrojtjes. Bashkëbiseduesit në takim kanë përsëritur se Republika e Maqedonisë, arriti reformat e kërkuara dhe nivelin për anëtarësim të plotë në NATO, ndërsa hyrja në Aleancën Veri-Atlantike bëhet prioritet suprem i politikës së jashtme dhe të sigurisë të Maqedonisë. Në këtë takim është diskutuar edhe për përgatitjet për shënimin e ardhshëm të Ditës së Armatës -18 gusht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›