E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmeti:Ndarja e Kosovës destabilizon Maqedoninë

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka mbështetur vendimin e qeverisë së Kosovës për ndërhyrje në veri të Kosovës më qëllim vendosjen e sundimit të ligjit si dhe ruajtjen e sovranitetit shtetëror.

Ahmeti ka deklaruar se partia të cilën e drejton ai me vëmendje po ndjek zhvillimet në veri të Kosovës dhe shpreh shqetësimin duke theksuar faktin se atje akoma veprojnë grupe kriminale dhe kontrabandistë të cilët paraqesin rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ahmeti ka theksuar për RTK se në rast se rrezikohet integriteti dhe sovraniteti i  Kosovës, askush nuk mund të garantojë siguri në Maqedoni.

“Në rast se pretendohet ndryshimi i kufijve, për një rend të ri, për një konfiguracion të ri në Ballkan, atëhere askush nuk mundet të marrë përgjegjësi dhe të garantojë paqen në Maqedoni, sepse shqiptarët e kësaj ane mund të organizohen vet, në një front, për realizimin e aspiratave të tyre kombëtare”, ka shtuar Ahmeti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›