Robert Ndrenika: Marrja e titullit "Nderi i Kombit", nje vleresim i madh
Robert Ndrenika, megjithese eshte ne nje moshe relativisht te shkuar, ai vazhdon qe te jete prezent ne skenat e teatrove. Suksesi i tij i fundit eshte shfaqja "DR Shuls", qe e riktheu Ndreniken pas nje periudhe pauze. Para pak javesh, Robert Ndrenika u vleresua me titullin "Nderi i Kombit" nga Presidenti i Republikes dhe per te folur rreth ketij vleresimi ishte i ftuar edhe ne emisionin "Zone e Lire". Ndrenika pohoi se "megjithese nuk ka ndryshuar jeta e tij, marrja e titullit 'Nderi i kombit' ne fundin e karrieres tende artistike, eshte gje e madhe dhe nje vleresim per mua". Shfaqja po jepet ne qytetin e Vlores dhe po pritet me interes nga artdashesit. Ndonese ka qene i ftuar edhe here te tjera ne studion e "Zones e lire", aktori i madh zgjodhi te ishte prezent pikerisht ne mbyllje te sezonit, duke bere edhe nje sakrifice shume te madhe, per vete moshen e tij, duke ardhur nga Vlora me makine deri ne Durres.