Te rinjte socialiste braktisin PS-ne e Kavajes
Sherri qe ka shperthyer ditet e fundit ne disa dege te forumit eurosocialist shqiptar ne mbare vendin, po reflektohet edhe ne strukturat e tjera te Partise Socialiste. Shkarkimi, nga Sekretari per Rinine, Erjon Veliaj, i kryetarit te zgjedhur te FRESSH-it te Kavajes, ka rindezur edhe njehere debatet ne degen e kesaj force politike ne kete qytet. Kryetarja e FRESH-it, Elisa Spiropali, dhe drejtues e anetare te tjere te forumit rinor, e braktisen mbledhjen e deges se Partise Socialiste te Kavajes, pasi drejtuesit e saj nuk pranuan te diskutonin mbi shkarkimin e kryetarit te forumit, Elton Derijaj nga Erjon Veliaj. Vete Derijaj dhe drejtues te tjere te FRESSH e kane konsideruar te padrejte dhe ne shkelje te statutit shkarkimin e tij. Kerkesa e Spiropalit dhe te rinjve te FRESSH-it te Kavajes nuk eshte marre parasysh me argumentin se nuk parashikohet ne rendin e dites se mbledhjes. Pas debateve te shumta dhe mosgjetjes se dakordesise nga ana e drejtuesve lokale, Spiropali se bashku me te rinjte e FRESSH-it kane bojkotuar mbledhjen vetem disa minuta pas nisjes se saj. Shkarkimi i drejtuesve te zgjedhur te FRESSH ne zgjedhjet qe u mbajten vetem pak jave me pare, nga Sekretari Veliaj, kane ndezur strukturat e te rinjve socialiste ne mbare vendin. Ne Korce, kryetari i FRESSH mori nje telefonate te premten nga Veliaj, i cili i komunikonte shkarkimin. Reagimi i te rinjve ishte i menjehershem, teksa me ane te nje letre, denoncuan si abuziv vendimin e Erioj Veliajt. E njejta situate u perserit po te premten ne FRESSH-in e Hasit. Sherret ne FRESSH shperthyen qe ne zgjedhjen e kryetares se re, Elisa Spiropali, ku pati konfrontime mes disa anetareve dhe Erion Veliajt. Kulmi arriti kur kryetarja Spiropali bojkotoi fjalen e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, ne mbledhjen e Asamblese se ketij forumi se bashku me shume te rinj, pasi kishte kontestime per menyren e perzgjedhjes se emrave qe perbenin kete strukture te forumit.
Reagimet e djeshme ne Korce e Has
Anetaresia e Forumit Rinor Eurosocialist (FRESSH) ne qytetin e Korces dhe te Hasit, reaguan ashper dy dite me pare ndaj shkarkimit te kryetareve nga sekretari per Rinine dhe Emigracionin ne PS, Erion Veliaj. Nepermjet nje letre derguar kreut socialist, Edi Rama, kreut te grupit parlamentar Socialist, Gramoz Ruci, por edhe kryetares se Asamblese Kombetare, Elisa Spiropali, shprehin shqetesimet per menyren se si eshte bere shkarkimi i Ylli Ndini. Ky i fundit u shpreh se shkarkimi i tij u be me telefon nga Veliaj. "Ne daten 23 qershor, me telefonoi sekretari per Rinine dhe Emigracionin ne PS, Erion Veliaj, dhe me komunikoi shkarkimin si kryetar i FRESSH ne rrethin e Korces, me pretendimin per mospjesemarrjen ne mbledhjen e Asamblese se FRESSH", - u shpreh Ndini. Po keshtu, edhe te rinjte e Hasit ne letren e tyre denoncojne vendimin e Veliaj per te shkarkuar kreun e FRESSH-it te ketij rrethi, Eduard Poga, pa marre parasysh asnje rregull statutor. Ata kundershtojne kete proces, duke theksuar se Poga eshte kryetar i ligjshem.