Rusia: Shqiperia ia vlen per pushime, 40% me lire Eglantina Nasi
Ne Shqiperi ia vlen qe te shkosh per pushime, pasi jo vetem qe atje ia kalon mire, por ne te njejten kohe ato kushtojne edhe me pak se kudo ne Ballkan. Kete thirrje, autoritetet e larta ruse, ua kane drejtuar se fundmi qytetareve te tyre, te interesuar per te kaluar pushimet e tyre ne vendet ballkanike. Saktesisht, ka qene Dhoma Kombetare Ruse e Tregtise, e cila permes nje prezantimi te posacem, ka bere te njohura se fundmi potencialet turistike te vendit tone. Duke cmuar se ato jane te shumta dhe se nje qytetar rus, do te kishte shume perfitime nese do ta vizitonte Shqiperine gjate ketij sezoni pushimesh verore. Publikuar si nje lajm i vecante nga mediat ruse, kryesisht nga e perditshmja "Rossiyskaya Gazeta", ai eshte komentuar me mjaft interes nga lexuesit vendas, te cilet tashme e kane piketuar Shqiperine si nje destinacion te ri per pushimet e tyre. Kjo pasi, ata i ka joshur kryesisht fakti qe ne vendin tone, sipas Dhomes Kombetare Ruse te Tregtise, kostot turistike kane aktualisht nje nivel prej rreth 40% me pak se vendet e tjera te Ballkanit, qe gjenden pergjate vijes bregdetare te Adriatikut. E pare ne kete kendveshtrim, Shqiperia vleresohet te jete me e pershtatshme per te kaluar pushimet, ne krahasim me vende te tilla si Kroacia, Mali i Zi etj. Nga ana tjeter, Dhoma Kombetare Ruse e Tregtise ka bere me dije faktin se duke nisur qe nga muajt e pare te ketij viti, ka patur nje rritje te kerkesave nga ana e agjencive turistike qe operojne ne Rusi, per qytetare ruse qe duan t'i kalojne pushimet e tyre ne Shqiperi. Sikunder, rritje kane shenuar sipas tyre, edhe kerkesat e ruseve per te vizituar gjate sezonit veror edhe vende te tjera ballkanike, si Bullgaria, Mali i Zi, Greqia apo Kroacia. Vete agjencite turistike ruse, nga ana e tyre, kane komentuar se fundmi, se vendet e Ballkanit Perendimor jane duke u kthyer ne "lideret" e terheqjes se turisteve ruse drejt Europes. Nderkaq, nje raport i fundit mbi ecurine e sektorit te turizmit ne Rusi, ka treguar se ai parashikon te kete nje rritje ne nivelin prej 7.4% deri ne vitin 2016. Ndersa vlera monetare qe pritet t'i derdhet buxhetit se shtetit rus nga turizmi, vleresohet te jete 15.3 miliarde dollare deri ne kete vit. Por pjesa me problematike qe mbetet ende lidhur me ecurine e ketij sektori, eshte ajo e sistemit ekzistues te vizave, te cilat shtetasit e shume vendeve te botes, ende duhet qe t'i nxjerrin para se ta vizitojne kete vend. Pa harruar as faktin tjeter, se Rusia konsiderohet si nje vend mjaft i kushtueshem per terheqjen e turisteve drejt zonave te zgjedhura te saj, aktualisht me kostot me te larta ne Europe, pas metropoleve te tilla si Londra, Parisi etj.