E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sheila Haxhiraj: Tani jam Sheila e "X Factor"

Sheila eshte fituesja e pare e dale nga talent-show me i madh dhe me nje patente nderkombetare "X Factor Albania". Pasi arriti te qe kualifikohej pas nje sere audicionesh dhe perballjesh me konkurrente te tjera, Sheila Haxhiraj doli triumfuese e ketij edicioni. Me nje bukuri qe nuk mund te mos bjere ne sy, Sheila e ftuar ne mbylljen e sezonit te emisionit "Zone e Lire" kendoi live nje nga hitet me te pelqyera te momentit nga kengetarja me fame boterore Rihana. E pyetur se si ndihet pas fitimit te ketij spektakli, ajo u shpreh "Tani jam me shume aktive, do te filloj nje turn me koncerte" duke bere te ditur edhe projektet e saj per kete sezon veror. "Tani nuk jam me nje vajze e thjeshte shkolle, por Sheila e 'X Factor'", perfundoi kengetarja, e cila sapo ka nisur hapat e pare ne karrieren artistike, por me siguri marrja pjese ne nje emision si "Zone e lire", do t'i sjelle shume fat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›