E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viza te tjera per tu hequr

Me ne fund pas lemshit te ngaterruar te inateve sherreve sharjeve hajdutlleqeve kthyerjeve te befta te kurrizit frikes nga nje tjeter permbytjeje te madhe ne Veri vjen nje lajm i mire shqiptaret mund te shkojne pa viza ne vendet Shengen. Vizat u shporren. Lamtumire radhe te gjata nen diell e shi ne te ftohte apo ne ferrin e vapes Lamtumire shikime te dyshimta pas sporteleve Lamtumire aritmi qe rreh nen ritmin Do ma japin sdo ma japin Tash e mbrapa e ndjejme veten disi me dinjitoze. Nuk jemi ende europiane ne kuptimin administrativ te fjales por ama jemi afruar mjaft. Dje ka qene dita kur mbase pas shume dekadash jane gezuar njesoj te gjithe shqiptaret te majte qofshin apo te djathte nga Veriu apo nga Jugu opozita dhe opozita. Termi gezim eshte nje fjale qe dje ishte plotesisht e justifikueshme mirepo disa i zuri nje tjeter koncept. Ky eshte ngazellimi me te cilin zakonisht kuptohet nje gezim i tepruar i cili sikur e zbeh edhe vete ngjarjen e gezueshme. E thene me nje fjale ngazellimi eshte ajo faze kur nje njeri apo nje grup njerezish sillen deri diku si te dehur duke e tejkaluar ate per te cilen duhet te gezojne realisht. Per te qene me te qarte nje rast tipik i ngazellimit eshte dasma shqiptare. Ne piken kulmore te saj si ka kaluar pra gezimi vjen ngazellimi. Krushq dasmore miq te njohur e te panjohur ngazellehen tashme pa e ditur as vete pse. Ngazellimi zakonisht eshte i demshem sepse e shkeput njeriun nga realitetit. Prej tij pikerisht prej tij duhet te mbrohemi pas dites se djeshme nje dite vertet per tu mbajtur mend gjate. Ne fakt tani duhet te gezohemi dhe jo te ngazellehemi. Eumlshte keshtu sepse na kane mbetur plot e plot viza pa hequr.

E dyta vize qe duhet te heqim eshte varferia. Imagjinoni pak se sa prinder vellezer e motra do te kerkojne te takojne te dashurit e tyre duke tundur nje pasaporte biometrike ne dore dhe duke tundur koken nga pafuqia qe te shkakton mungesa e parave. Madje tani te varfrit do ta ndjejne veten edhe me keq sepse deri dje e kishin nje justifikim nje gjetje fort te goditur te tipit Te keqen nena me ka marre malli shume. Do vija se sben por e kam te veshtire te marre vize. Kjo gjetje gjeniale e varferise justifikimi i mospermbushjes se deshires me te madhe ne jete tani nuk ka me perse te ekzistoje. Do kete edhe nga ata qe do te trishtohen pikerisht per kete.

Viza e trete e cila duhet hequr eshte rikthimi i Shqiperise nga nje vend i mungeses se shpreses besimit ne atdheun e shpreses. Per dy dekada me radhe shqiptaret shpresuan se do jetonin me mire. Disa e arriten kete me pune te mundimshme jashte vendit disa te tjere duke luajtur me jeten dhe me ligjin te tjere qe me sa duket kane nisur te shtohen me korrupsion termi me i moderuar per te thene hajdutllek. Ajo cka ndodhi dje ishte nje sinjal vertet i mire per te rikthyer shpresen tek ata qe me syte nga qielli vazhdonin te thoshin per jeten e tyre Do ndodhe si te kete bere ymer Allahu Nje lloj pasiviteti te kenaquri me pak e shoqeruar kjo me nje trishtim te thelle kjo eshte ende Shqiperia e vertete jo ajo me te cilen jemi mesuar ne Tirana apo qytetet e tjera te medha por ajo qe gjallon nder periferi te ngaterruara apo nder gerxhe qe zhvillimin e shikojne nga larg njelloj sikurse shikojne horizontin.

Viza e katert eshte urrejtja. Zakonisht ajo gjenerohet nga syte e inatosur te politikes dhe nga sharjet shume here pa edukate te njerezve te saj pastaj vjen problemi tashme legjendar dhe ende i pazgjidhur i pronave. Nuk do tia shohim hairin lirise se levizjes sa kohe do te mbartim mbi vete kete gjene e lige urrejtjen. Ajo ka aftesi te jashtezakonshme fshihet ne mes te pasaportes biometrike ne numrat e celularit te bileta e tragetit gati-gati kudo ne canta ne xhepat tane.

Qe ne 1934-n e larget Krist Maloki nje intelektual brilant shkruante qe nga Austria hellipKarakteristika kryesore e krizes sone shqiptare asht nji fakt psikologjik. Na mungon besimi Fati i pashpirt i sa e sa shekujve robnije dhe pasigurie na ka ba pesimista deri ne palce nuk i besojme as shokut as tregtarit as zyrtarit as qeverive as shtetithellip madje as vellaut tone dhe bile-bile as Zotit e as vehteshellip Tutemi rrudhemi e shtrydhemi nder punet tona si kacamidhi ne levozhgen e vethellip Jemi ba nomade per mos me thane monomana e ravgojme neper kete bote ne nji vetmi shpirtenore te zhbrazte secili ne llogari te vet secili ninteres te vet e vetem sa me mujt me shkye sa me rrembye nji cope varfanjake nga kjo jete e shkrete materialehellip.

Per fat te keq keto fjale te hedhura ane leter 86 vjet me pare tingellojne aktuale madje duket sikur dikush ti kete shkruar sot. Dje vertet arritem nje sukses te madh por nese do te vazhdoje keshtu nese do te ngazellehemi dhe nuk do te gezojme ne menyre te permbajtur e dinjitoze duke pare nga ato qe na presin e jo nga arritjet atehere do te jemi gjithnje po ata gjithnje po ata qe te gjitha gjerat e medha ne kete jete i kane bere perhere me vonese.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›