E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roberto Ducci: NATO-s i duhet një axhendë e re pas vdekjes së Enverit

Ceremonia mortore e Enver Hoxhes

Kujtimet e ish-ambasadorit italian në Shqipëri në vitet 80

Rasti i pushtimit të Afganistanit, më i mundshmi për tu përsëritur në Shqipërinë post-Hoxha nga vëllezërit sovjetikë

Pavarësisht rrjedhës që morën zhvillimet në Shqipëri pas vdekjes së Enverit, dilemat e kancelarive perëndimore për të papriturat e situatës post-Hoxha kanë qenë nga më të ndryshmet. Kujtimet e Roberto Duccit, ish-ambasadorit italian në Tiranë në fillimin e viteve 80, por jo vetëm, zbulojnë një pjesë të parashikimeve të mundshme. Në numrin e kaluar botuam refleksionet e diplomatit të vendit fqinj mbi pritshmëritë dhe pështjellimet që do të shkaktonte humbja e diktatorit komunist nisur nga realitetet politike që përjetonte Tirana e asaj periudhe dhe roli i saj në ekuilibrat e brishtë të rajonit, por dhe më gjerë. Ambasadori Ducci duke shprehur bindjen se kushdo që do të marrë shkopin e dirigjentit të Hoxhës do të jetë për një kohë të gjatë më i dobët nga ai dhe duke e ditur se SHBA nuk kanë asnjë arsye për ta destabilizuar Shqipërinë, parashikon një rikthim të mundshëm te aleati i dikurshëm BS, e për rrjedhim një zbarkim të trupave sovjetike në Shqipëri. Pjesa në vijim e kujtimeve të ambasadorit Ducci bën fjalë për efektet e pritshme pas ritakimit të mundshëm të Shqipërisë me Traktatin e Varshavës dhe axhendën e re të NATO-s pas kësaj              af.im

..vijon nga numri i kaluar

Robert Ducci

Në një fjalim në Konferencën e Vendeve të Paangazhuara, e ndjera Indira Gandhi bëri një prononcim të papritur, sipas të cilit vendi i saj mund të ndjehej për tu keqardhur ndonjë ditë, prandaj Është krejtësisht normale dhe në rendin e gjërave, tha ajo, për qeverinë e një vendi të kërkojë ndihmë nga një vend aleat ose vëlla. Ajo çfarë kishte në mendje zonja Gandhi, ishte natyrisht Afganistani: ajo provonte kështu të legjitimonte ndërhyrjen e armatosur sovjetike aty. Me këtë goditje, do të legjitimizoheshin agresione të tjera ushtarake nga BS kundër vendeve vëllezër, të tillë si Hungaria dhe Çekosllovakia. Ishte ndoshta homazhi më i mirë ndaj kujtimit të Leonid Brezhnev, i cili shpiku doktrinën e ndihmës vëllazërore, e cila do t렠 ishte shkak për ndërhyrje ushtarake jashtë vendit, me skenarë të tillë ku një vend socialist përshkruhet zakonisht sikur po i humbet pavarësia dhe trashëgimia revolucionare e tij për shkak të manovrave të bandave tradhtare ndaj proletariatit, në komplot konspirativ me imperialistët perëndimorë. Rregullohet që një grusht heronjsh kryengritës të ngrihen kundër këtij komploti të fshehur dhe të kërkojnë ndihmën e Bashkimit Sovjetik për ta thyer e shtypur atë – një kërkesë që Moska e nderon me bujari në shpirtin dhe frymën e internacionalizmit revolucionar.
Në këtë skenar, planizuesit sovjetikë kanë arritur tanimë në një pikë ku dy nga elementët kryesorë të operacionit Shqipëria kanë kaluar testin e mundësisë: një goditje dhe desantim ajror kundër Shqipërisë do të ishte një punë jo aq e madhe për forcat ajrore dhe ato tokësore. Me një plan për të destabilizuar grupet e popullsisë dhe ato politike që do të trashëgonin pushtetin në Tiranë pas vdekjes së Hoxhës, synimet do të mund të bashkoheshin lehtësisht. Disa fraksione të vogla që nuk patën pranuar të merrnin pjesë në pushtet, do të mund të inkurajoheshin për ti bërë thirrje Moskës për ndihmë vëllazërore. Ose, vetë grupi sundues do të mund ti sfidonte kundërshtarët duke kërkuar mbrojtjen e Vëllait të Madh dhe kështu do të vijonte sundimin në emrin e Hoxhës. Kjo mundësi e dytë do të ishte më e mirë për planifikuesit e sovjetikë. Skenari më bindës për operacionin Shqipëria duhet të marrë parasysh shkallën e rrezikut ushtarak. Natyrisht, jo rrezikun që ushtria pushtuese të mund të mbahej falë qëndresës së patriotëve shqiptarë, por një rrezik akoma më i madh: ai i shpërthimit të një krize të përmasave Lindje-Perëndim. Njerëzit në Kremlin janë gati të marrin përsipër rreziqet e llogaritura: ata kanë llogaritur drejt se kur Brezhnjevi i sklerotizuar i dha dritë jeshile pushtimit të Afganistanit, nuk do të kishte ndonjë reagim nga Perëndimi, përveçse me fjalë. Gjeografia e përjashtonte një ndërhyrje ushtarake të çdo lloji nga Perëndimi. Por Shqipëria është në zonën e Mesdheut, shumë ngjitur me forcat e NATO-s. Për këtë arsye, vlerësimi i rrezikut duhet të llogarisë mundësinë e një reagimi ushtarak nga Italia, nga Greqia, nga Flota e Gjashtë e SHBA-ve ose nga NATO si e tërë. Çfarë lloj reagimi duhet të presë Kremlini nga secili nga këta?
Reagimi i Italisë ndaj një pushtimi të befasishëm të Shqipërisë nga BS do të lëkundej midis ankthit e shqetësimit të skajshëm në qarqet politike, si dhe indiferencës së frikshme të popullit. Udhëheqësit italianë do ta gjenin të vështirë të përpunonin një propozim praktik për tua parashtruar aleatëve të NATO-s. Ata nuk do të çuditeshin për mundësinë e demonstrimeve nga Partia Komuniste apo nga sindikatat: perspektiva e forcave sovjetike të vendosura në mënyrë të përhershme njëqind milje larg brigjeve të Italisë Jugore nuk ishte kënaqësi për këto organizata. Por, populli do të ishte i papërgatitur shpirtërisht për tu ndeshur forcë me forcë, duke qenë se ishte mbajtur në errësirë për rrezikun e një përballimi me BRSS në Ballkan. Për këtë arsye, Roma do të qëndronte e ngurtësuar, duke pritur për një rol udhëheqës nga Uashingtoni dhe nga kryeqytetet e tjera aleate.
Pozita strategjike e Greqisë do të ndryshonte akoma edhe më rrënjësisht se sa ajo e Italisë. Qeveria greke do të tronditej seriozisht. Presioni i Paktit të Varshavës, i ndjeshëm prej kohësh përgjatë kufijve të Bullgarisë, do të mund të përhapej tani edhe në kufijtë dikur paqësorë të Shqipërisë. Në fillim Athina do të formulonte qëndrimin e harmonizimit me Beogradin dhe, ndërsa do të ngrinte veshët ndaj zhurmave që mund të vinin nga Turqia, me gjasë do të këshillonte maturi, duke iu besuar pëshpëritjeve se trupat sovjetike do të tërhiqeshin sapo të kishin plotësuar detyrën e tyre vëllazërore ose sapo Moska të ofronte një traktat mossulmimi sovjeto-grek. Unë kam përmendur Flotën e Gjashtë Amerikane, sepse ajo është themeli i fuqisë së SHBA-ve në Mesdhe. E mbështetur nga vendet mesdhetare të NATO-s dhe e furnizuar nga portet dhe aeroportet e tyre, Flota e Gjashtë është një makinë tepër e fuqishme lufte. Por, nëse do të mund ta përballonte e vetme mbështetjen e një operacioni ushtarak, i cili do të ishte thelbësisht shumë më domethënës dhe shumë më i rëndë sesa dy operacione që ajo kishte kryer në vitet e fundit kundër Libisë së Kaddafit kjo mbetet e hapur për tu dyshuar. Sigurisht një apo dy aeroplanmbajtëse të mëdha do të merrnin një pozicion në Detin Jon apo në Gjirin e Tarantos; aeroplanët AAC që fluturonin mbi Adriatik do të mund të zbulonin dhe të jepnin të dhëna mbi shtrirjen e penetrimit sovjetik. A do të mundte një shfaqje e tillë e kufizuar force të shkurajonte Moskën nga plotësimi i zbarkimit ajror dhe ta detyronte atë të tërhiqte mbrapsht aeroplanët e saj Antonov dhe parashutistët, sikurse bëri Hrushovi kur thirri tërheqjen e anijeve të tij pë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›