E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falsifikonin kartmonedha, pranga 26 personave

Arrestimi i këtyre shtetasve erdhi pas një periudhe gjashtë mujore hetimi. Banda e falsifikimit të parave, vepronte në Tiranë, Durrës, Fier, Berat, Saranadë, Elbasan, Pogradec, Korcë, Shkodër dhe Kukës. Shtetasit e ndaluar dhe të arrestuar si të implikuar në këtë veprimtari janë:o Altin Baftjar Lala, 30 vjeç, banues në Tiranë. o Besnik Shaqir Gaci, 27 vjeç, banues në Tiranë.                                                                 o Avdi Kujtim Gjika, 24 vjeç, banues në Tiranë.                                                                     o Sali Ramiz Prendi, 23 vjeç banues në Tiranë. o Dritan Safet Elezaj, 25 vjeç banues në Tiranë. o A. C, 16 vjeç banues në Tiranë.                                                                                       o Bilbil Shaban Sefa, 31 vjeç banues në Tiranë. o Dëfrim Ymer Mata, 21 vjeç banues në Tiranë. o Anila Dalip Kodra, 18 vjeç banues në Tiranë.o Roland Qani Skuqi, 23 vjeç banues në Tiranë. o Altin Zeqir Murani, 25 vjeç banues në Tiranë. o Aben Fran Seferi, 27 vjeç banues në Tiranë. o Astrit Fran Seferi, 24 vjeç banues në Tiranë. o Aristogon Elez Pashka, 22 vjeç banues në Tiranë. o Artur Elez Pashka, 21 vjeç banues në Tiranë. o Eduart Elez Pashka, 24 vjeç banues në Tiranë. o Shpetim Memish Mataj, 22 vjeç banues në Tiranë. o Artan Emri Halilaj, 21 vjeç banues në Tiranë. o Alfren Ndue Bushgjokaj, 26 vjeç banues në Tiranë. o Xhevahir Mersin Koldashi, 21 vjeç banues në Tiranë. o Gazmend Cerpja, 27 vjeç banues në Tiranë. o Ahmet Meçi, 22 vjeç banues në Tiranëo Muhamd Murrani, 20 vjeç banues në Tiranëo E. D, 17 vjeç banues në Tiranëo E.I, 17 vjeç, banues në Tiranë. Këto shtetas, dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjerin, për më shumë se një vit kanë prodhuar kartmonedha të fallsifikuara të prerjeve 500, 1000, 2000, 5000 lekë të reja.  Nga hetimi i kryer ka rezultuar se këto kartmonedha prodhoheshin në Tiranë në afërsi të rrugës “5 Maji”, ku nga kontrolli i kryer janë gjetur pajisjet e nevojshme për këtë prodhim të jashtëligjshëm. Rezulton se këto shtetas, në bashkëpunimm me njëri tjerin kanë kryer shpërndarjen e kartmonedhave të fallsifikuar, kryesisht në Tiranë në qëndrat spitalore dhe në subjekte e biznese private. Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan shuma e parave prej 1.4 milion lekë, kartmonedha të falsifikuara të prerjeve 1000, 2000, 5000 lekë të reja, kompjutera destop dhe kompjuter lap top të cilat shërbenin për përpunimin e kartmonedhave të skanuara, printer dhe skaner me rezolucion të lartë, të cilat shërbenin për printimin e prodhimin e karmomedhave të fallsifikuara, makineri për prerjen e kartmonedhave të fallsifikuara, USB i cili përmbane materialet e krijuara për realizimin e kësaj veprimtarie, fishekë të kalibrave të ndryshëm, një armë zjarri e llojit pushkë, maska të ngjashme me ato të Forcave Speciale, një sasi e konsideruedhme të kartave telefoni prej 400 numrash, rreth 100 aparate celular. Për veprimatrinë e kryer nga këto shtetas janë marrë mbi 100 kallzime nga qytetar të ndryshëm.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›