E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robinho beson në Scudetto

Sulmuesi i Milanit, Robinho vazhdon të jetë optimist se skuadra do të jetë në gjendje të luftojë për titullin e kampionit në Serie A.

Rossonerët gjenden plot 12 pikë para liderëve Juventus dhe Napoli pas vetëm shtatë xhirosh. Megjithatë, Robinho beson se Milani mund të bëjë rikthim sensacional duke paraqitur kandidaturë për titull.

“Mund të më merrni për të çmendur por unë besoj se mund t’ia dalim. Jam i bindur se do ti kthehemi fitoreve dhe do të luftojmë për titull”, deklaroi Robinho i cili përkrahu trajnerin e kritikuar Massimiliano Allegri. “Nuk më duket nervoz, ai është komandanti ynë”, përfundoi braziliani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›