E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robinho i lumtur në City

Sulmuesi i Manchester Cityt, Robinho ka mohuar spekulimet rreth transferimit në Barcelonë gjatë afatit kalimtar të janarit.

25 vjeqari është në qendër të njoftimeve të vazhdueshme rreth kalimit tek gjiganti katalan.

Mirëpo, Robinho i cili aktualisht është duke u rikuperuar nga një lëndim në nyjën e këmbës ka thënë: Jam shumë i lumtur në klub. Njerëzit flasin shumë por e vërteta është se jam i lumtur dhe dua të luaj përsëri. Është me rëndësi të luaj mirë për klubin në mënyrë që të luaj edhe për Kombëtaren.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›